Sot, Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren e vizitoi Kryetari i Demokracisë Konservatore, z. Abdullah Klinaku i shoqëruar nga av. Muhamed Mujaj.
Ata u mirëpriten nga Kryetari i BI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë.
Kryetari Klinaku, i njoftoi e informoi nikoqirët rreth programit të kauzës për mbrotjen e familjes, në kuadër të të cilin kanë shpalosur kandidaturën e tyre për deputet të Parlamentit të Kosovës.
Ai gjithashtu vlerësoi shumë lartë rolin e Bashkësisë Islame e në këtë rast të KBI-Prizren në ruajten dhe kultivimin e vlerave tradicionale e familjare.
Nga ana e tij, Kryetari Ibrahimi i uroi suksese atyre në këtë rrugëtim, njëashtu i njoftoi me punët, angazhimet dhe projektet e KBI-Prizren.