Për një vizitë nderi e vlerësimi, veprimtari i shquar, i burgosuri politik, eprori e luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Xhemshit Krasniqi, nga Prizreni, njëkohësisht kandidat për deputet, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Ai, u mirëprit nga kryeimami dr. Orhan Bislimaj dhe disa imamë të KBI-Prizren.
Xhemshit Krasniqi, e vlerësoi lartë kontributin e Bashkësisë Islame, për shoqërinë, dhënë ndër breza.
Nga ana e tij, kryeimami Bislimaj, e njoftoi për angazhimet dhe aktivitetet e KBI-Prizren, si dhe e falënderoi për vizitën.
Takimin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe imami nga Obiliqi, Behar ef. Mjekiqi dhe Alaudin Abazi.