Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë, vizituan Konsullin e Republikës së Turqisë në Prizren, z. Celal Doğan.
Kryetari Ibrahimi, në emër të të gjithë nënpunësve fetaro-administrativ, e falënderoi Konsullin dhe shtetin e Turqisë për çdo lloj ndihme dhe mbështetje në sfera të ndryshme që po i ofrojnë popullit të Kosovës.
Nga ana e tjj, Konsulli z. Doğan, tha se Turqia është e gatshme të ofrojë ndihmë që populli i Kosovës të ec drejt e sigurtë, në rrugëtimin e saj. Ai njëashtu shprehu falënderime për KBI-Prizren, që po bën një punë të madhe në ngritjen e vetëdijes qytetare në aspektin moral dhe social.
Takimi kaloi në frymë tejet miqësore!