Dje, më datë 5 janar 2025 (e diel), me një program modest, KBI-Prizren – xhemati i xhamisë së vjetër në Lubizhdë, e organizoi ceremoninë e duasë së Hatmes së Kur’anit, me rastin e mbarimit të Mektebit nga 9 nxënës, prej tyre 5 djem e 4 vajza.
Në këtë atmosferë ngazëlluese e impozante, morën pjesë shumë mysafirë nga komuna e Prizrenit.
Imami i xhamisë, Faruk ef. Idrizi, me shumë suksese ua mësoi leximin e Kur’anit këtyre nxënësve.
Në fjalën e tij, ai i falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre, e në mënyrë të veçantë prindërit për bashkëpunimin e tyre gjatë kësaj periudhe.
Në emër të KBI-Prizren, të pranishmit i përshëndeti kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj.
Me këtë rast, Këshilli i BI-së i pajisi me çertifikatë nxënësit për mbarimin e Mektebit, si dhe i nderoi me nga një dhuratë modeste.
Zoti e shpërbleftë imamin Faruk ef. Idrizi për këtë kontribut tepër me vlerë.
Shumë urime e shëndet për nxënësit, inshallah Kur’ani u bëhet dritë në dynja e ahiret!
P.S.
Lista e nxënësve që e mbaruan Mektebin:
-Rijad Florim Bajrami
-Abdyl Amir Bajrami
-Akil Esmin Ademi
-Berina Admir Bajrami
-Erina Jusuf Bajrami
-Halema Esmin Ademi
-Majlinda Urim Ramadani
-Ramiz Samir Bajra
-Sitkija Afrim Bajra