Sot, kryetari i BI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, priti në takim Drejtorin e KIPRED-it, z. Lulzim Peci me bashkëpunëtorë.
Ata e vizituan KBI Prizren si përfaqësues të “Karvanit Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë”, një iniciativë e shoqërisë civile, e komuniteteve të ndryshme, që udhëhiqet nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe OJQ “Aktiv”, e që përkrahet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).
Kryetari Ibrahimi, pasi i falënderoi për prezencën e tyre, i njoftoi me rolin e Bashkësisë Islame në Prizren në ngritjen e vetëdijes për bashkëjetesë të të gjtha komuniteve etnike dhe fetare në një vend. Prizreni njihet për tolerancë dhe respekt ndaj të tjerëve, falë kontributit dhe iniciativave të vazhdueshme nga ne si institucion përmes imamëve dhe nënpunësve tjerë në teren, tha ai.
Nga ata e tij, z. Peci e falënderoi kryetarin Ibrahimi për mikpritjen dhe shkëmbimin e përvojave në këtë fushë. Gjithashtu u nda i kënaqur me kontributin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, në lidhje me ofrimin e mundësisë dhe informatave të çmuara.