Më datë 17 dhjetor 2024 (e martë), ligjërues në “Kuvendet e Ndritshme’ është imami i xhamisë ‘Bilali r.a.’, Hysni ef. Ponik, me temën ‘Të kemi kujdes se çfarë flasim me gjuhën tonë!’.
Ju mirëpresim në këtë ambient tepër vëllazëror!
Aktiviteti ‘Kuvendet e Ndritshme’, mbahet gjatë periudhës dimërore, në xhaminë ‘Sinan Pasha’, çdo javë, ditën e martë, pas jacisë, me ligjërues nga imamët e Prizrenit.
Në fund të ligjëratës, të pranishmit mund të ngritin ndonjë çështje për diskutim, njësoj siç bëjmë muhabet pasdarke në odat tona.