Dje, më datë 4 Dhjetor 2024, Departamenti i Gruas i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, organizoi sesion shkencor, me temë: “Gruaja është themeli i familjes dhe shoqërisë”
Sesioni u mbajt në ‘Shtëpinë e Bardhë’ në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit, në kuadër të muajit kundër dhunës në familje.
RENDI I DITËS:
Fjalim përshëndetës mbajti znj. Mergime Kalanderi, koordinatore e Departamentit të Gruas, KBI-Prizren, ndërkaq paneliste ishin:
-Znj. Vaxhide Bunjaku, – udhëheqëse e Departamentit të Gruas, Kryesia e BIRK-ut.
-Znj. Rovena Tujani Klinaku, – avokate, dhe
-Znj. Teuta Cacaj Sadiku, – psikologe.
Në fund të këtij sesioni, të gjitha gratë pjesëmarrëse kishin rastin të parashtronin pyetje të ndryshme drejtuar panelisteve.
Sesioni u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga të pranishmet dhe opinioni i gjerë publik. Ishte kënaqësi e veçantë të dëgjosh mesazhe aq të qarta dhe të fuqishme nga secila lëmi të cilave panelistet u takonin.
Ngritja e zërit kunder dhunës është obligim njerëzor dhe ligjor për secilin institucion shtetëror! Vetëm duke e kundërshtuar te keqen mund të arrijmë deri tek reduktimi i saj!