Pardje, më datë 3 dhjetor 2024, ligjërues në “Kuvendet e Ndritshme’ ishte imami i xhamisë ‘Sinan Katibi’, Prizren, Hfz. Osman ef. Bekteshi, me temën ‘Ti tek Allahu je i shtrenjtë!’.
Ambient tepër vëllazëror!
Aktiviteti ‘Kuvendet e Ndritshme’, mbahet gjatë periudhës dimërore, në xhaminë ‘Sinan Pasha’, çdo javë, ditën e martë, pas jacisë, me ligjërues nga imamët e Prizrenit.
Në fund të ligjëratës, të pranishmit mund të ngritin ndonjë çështje për diskutim, njësoj siç bëjmë muhabet pasdarke në odat tona.