Gjatë qëndrimit në Prizren, delegacion nga Rijaseti i Bashkësisë Islame të Bosnje e Hercegovinës, në përbërje të Muhamed Jugo, Azra Efendić Eminović, Admir Lisica dhe Seadin Bilali, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Ata u mirëpritën nga kryeimami, dr. Orhan ef. Bislimaj, i cili i falënderoi për vizitën dhe bashkëpunimin.
Duhet theksuar se Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Rijasetin e Bashkësisë Islame të Bosnje e Hercegovinës, dje e sot, pra më datë 3 e 4 dhjetor 2024 organizuan seminar profesional për imamët boshnjakë.
Takimi ishte vëllazëror dhe mbaroi me pajtimin se takimet e tilla duhet të mbahen sa më shpesh, në trajta të ndryshme bashkëpunimi.
Një delegacion nga Rijaseti i Bashkësisë Islame të Bosnje e Hercegovinës, e viziti Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit