Pas fitorës së madhe më datë 23 nëntor 2024, në Heidelberg të Gjermanisë, kampioni i Evropës në EBU për peshat e rënda në boksin profesionist, z. Labinot Xhoxhaj po zhvillon një vizitë në Kosovës.
Sot, ai e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, ku u mirëprit nga kryetari Valon ef. Ibrahimi, kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj dhe zytarët e tjerë.
Kampioni Labinot Xhoxhaj që shoqërohej nga menxheri i tij, z. Toklir Xhoxhaj tha se kjo fitore nuk është vetëm e tij, por e gjithë Kosovës dhe e gjithë shqiptarëve dhe ndihej krenar që një titull të tillë ia solli vendlindjes.
Në emër të KBI-Prizren, kryetari Valon ef. Ibrahimi e falënderoi për vizitën dhe e përgëzoi për titullin e kampionit të Evropës, aq më shumë kur dihet se Labinot Xhoxhaj është qytetar i Prizrenit.