Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, dje në ditën e Festës së 28 Nëntorit, priti në takim urues, Myftiun e Peshkopisë, z. Muis Kurtulla së bashku me anëtarët e Myftinisë, të cilët ishin të shoqëruar nga dr. Ferid Piku, drejtor i Qendrës Minber në Tiran.
Kryetari Ibrahimi iu dëshiroi mirëseardhje në Prizren, ku vizita e tyre kap edhe një element shumë të rëndësishëm që koinsiston në ditën më të zgjedhur tonën si komb. Ai i falënderoi për vizitën dhe urimet, duke deklaruar edhe njëherë gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë.
Myftiu Kurtula, në emër të tij dhe anëtarëve pjesëmarrës, i uroi detyrën dhe angazhimin Kryetarit Ibrahimi, duke i dëshiruar suksese e mbarësi në punë.
Takimi ishte tejet vëllazëror!