Me një program kulturo-artistik (Kur’an, ilahi, recital, dramë, poezi, etj.) nxënës nga mektebet e xhamive të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizren, e shënuan Nëntorin e Madh.
Me moton ‘NE JEMI NJË’, nxënësit e kujtuan Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e Flamurit, si dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tubimin e përshëndeti kryetari i KBI-Prizren Valon ef. Ibrahimi dhe kryeimami Orhan ef. Bislimaj, të cilët thanë se fëmijtë e brezin e ri duhet t’i frymëzojmë me dashuri për atdheun, kombin e shoqërinë.
Programi filloi me lexim të Kur’anit.
Vërtet, ishte një program fantastik…!