Në këtë fundjavë, të gjitha mektebet e xhamive të Komunës së Prizrenit ia kushtuan orën mësimore festës së 28 Nëntorit të Madh, që përmban tre momente historike: Pavarësia e Shqipërisë, Flamuri kombëtar shqiptar dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Përveç historikut tematik, nxënësit e shënuan edhe me aktivitete të ndryshme, me recitale, me himnin e flamurit e vizatim të tij, zbukurim të mektebeve me ngjyrën kuq e zi, vizita kulturore, sofrën e përbashkët tradicionale, etj.
Ndërsa, manifestimi qendror për nder të kësaj feste do të mbahet më datë 27 nëntor 2024, në Qendrën Evropa, në Prizren.