Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë, për vizitë urimi qëndruan te Komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit, Kapiten z. Nexhdet Mrasori.
Kryetari Ibrahimi në emër të institucionit që udhëheq, i uroi detyrën dhe përgjegjësinë e re, gjithashtu i ofroi bashkëpunim për ruajtjen e sigurisë dhe rendit në qytetin tonë.
Nga ana e tij, Komandanti Mrasori, i falënderoi të pranishmit për vizitën dhe vlerësoi lartë rolin e KBI-Prizren në ruajten e harmonisë fetare e kulturore në Prizren.
Takimi ishte i frytshëm dhe premtues.