Ligjëruesi i parë ishte Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, me temën ‘Qëllimi i jetës së njeriut në këtë botë’.
Ambient tepër vëllazëror!
Aktiviteti ‘Kuvendet e Ndritshme’, mbahet gjatë periudhës dimërore, në xhaminë ‘Sinan Pasha’, çdo javë, ditën e martë, pas jacisë, me ligjërues nga imamët e Prizrenit.
Në fund të ligjëratës, të pranishmit mund të ngritin ndonjë çështje për diskutim, njësoj siç bëjmë muhabet pasdarke në odat tona.