Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, ka pritur në takim një delegacion të Qendrës për Studime të Larta të Islamit, Shkencës dhe Qytetërimit të Malajzisë, i përbërë nga drejtori i kësaj Qendre, dr. Mohd Hilmi Bin Ramil dhe ish-drejtori, tanimë profesor i kësaj Qendre, dr. Khalif Muammar A. Harris.
Kryetari Ibrahimi fillimisht iu uroi mirëseardhje në Prizren, e më pas i njohu ata me punët dhe aktivitetet që zhvillon KBI Prizren, rolin që ka në ngritjen dhe vetëdijesimin fetar e shoqëror.
Mysafirët u shprehën të kënaqur me atë që ndëgjuan e panë, ata shprehen mirënjohjet e tyre për mikpritjen dhe ngrohtësinë e treguar.
Në shoqërim të mysafirëve ishte edhe Dekani i FSI, prof. dr. Islam Hasani dhe Sekretari Vedat Shabani.