Keshilli i Bashkesise Islame i Prizrenit, ne bashkepunim me organizaten qeveritare te Republikes se Turqise, TIKA, organizuan perurimin e punimeve me rastin e restaurimit dhe konzervimit te xhamise Emin Pasha ne Prizren. Ne tubim mori pjese Myftiu i Republikes se Kosoves, Naim ef. Ternava me bashkepunetore, Kryetari i Keshillit te BI-se Prizren, Besim ef. Berisha me bashkepunetore, Ambasadorja e Republikes se Turqise, ministra te ndryshem, deputete, koordinatori i TIKA, Diyaneti zyra ne Prishtine, fondacioni Junus Emre, imame dhe shume xhemat. Nepermjet lidhjes te drejtperdrejte, tubimin e pershendeti edhe Presidenti i Republikes se Turqise, z. Rexhep Tajip Erdogan,i cili e uroi Myftiun Ternava dhe Ambasadoren Kiliç, duke thene se gjithmone do te jete prane popullit te Kosoves. Ne fjalen e tij, Myftiu Ternava, e falenderoi TIKA, respektivisht Republiken e Turqise per te gjitha investimet qe i ka bere dhe qe po i ben ne vazhdimesi. Ai, kerkoi bashkepunim edhe ne te ardhmen. Po ashtu, Myftiu e denoi aktin terrorist qe ndodhi ne Ankara… Pas, ceremonise inaguruese, te pranishmit e falen namazin e drekes ne xhamine Emin Pasha.