Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, priti në takim një delegacion nga Rijaseti i Bashkësisë Islame të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës.
Ata po qëndrojnë në Kosovë për një aktivitet të përbashkët të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe atij të Bosnje e Hercegovinës. Bëhet fjalë për një ekspozitë që ka të bëjë me gjenocidin në Srebrenicë.
Delegacioni përbëhej nga, dr. Zilha Mastaliq Koshuta, e cila nga viti 2005 punon në Universitetin e Sarajevës, Institutin për Hulumtime të Krimeve kundër Njerzimit dhe të Drejtës Ndërkombëtare.
Znj. Azra Efendiq Eminoviq dhe z. Muhamed Jugo, të dy bashkëpunëtorë profesional në Drejtorinë për Punë të Jashtme dhe Diasporë pranë Rijasetit të Bashkësisë Islame të Bosnje e Hercegovinës.
Gjithashtu edhe misafiri më special, imami Mevludin ef. Hrnjica, i mbijetuar nga gjenocidi në Srebrenicë. Mevludin ef. Hrnjiq, imami si dëshmi e gjallë e gjenocidit në Srebrenicë, i cili endej maleve pa ushqim për 80 ditë dhe imam i fundit që e mbajti hytben në xhaminë qendrore në Srebrenicë kur edhe ra predha e Ushtrisë së RS-së.
Kryetari Ibrahimi shprehu kënaqësinë dhe emocionet e larta në këtë takim, ai i njoftoi misafirët me KBI-Prizren, njëashtu u tregoi më gjërë për bashkëjetesën me komunitetin Boshnjak në komunën tonë.
Takimi ishte tejen emocional e shumë miqësor..!