Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, priti në takim Komandantin e KFOR-it Perëndim me seli në Pejë, Rocco Mundo me bashkëpunëtorë.
Kryetari Ibrahimi pas falënderimeve për vizitën, i njoftoi me punët e KBI Prizren dhe rolin e Bashkësisë Islame në mbarvajtjen e jetës fetare e ndërfetare në vend.
Komandanti Mundo u shpreh i kënaqur me bashkëjetesën e të gjitha etnive dhe kulturave të ndryshme në Prizren. Ai, falënderoi për mikpritjen nikoqirin, gjithashtu ofroi bashkëpunim në ngritjen e sigurisë në vend.