Vizitë në Republikën e Turqisë
Prej datës 17-21 tetor 2024, një delegacion i KBI-Prizren, i përbërë nga kryetari Valon ef. Ibrahimi, kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretari dr. Faruk ef. Ukallo dhe anëtarët mr. Kujtim ef. Bislimaj, Samidin ef. Maqkaj, mr. Elmir ef. Karaxhi dhe hfz. Osman ef. Bekteshi, zhvilloi vizitë në Republikën e Turqisë.
Gjatë qëndrimit në Turqi, delegacioni nga Prizreni, pati takime dhe vizita të ndryshme, në disa komuna:
Stamboll, Samsun, Bafra, Sinop, Kostamonu, Safranbolu, Karabük, Amasra, Devrek, Bolu, Abantgölü, Düzce, Sakarya dhe Kocaeli.
Ishte një vizitë e dobishme.
Një falënderim të veçantë për z.Mustafa Yelek, kryetar i Federatës së shoqatave në Turqi, si dhe drejtues i shoqatës Ilim Yayma Cemiyeti, për mikëpritjen dhe organizimin e vizitës.
Po ashtu, nje falënderim për Ilker Yílmaz, i cili na shoqëroi gjatë këtyre ditëve.
Përveç përvojës, vizitat e këtilla janë edhe mësim!