Përveç edukatës fetare, nxënësit argëtohen edhe me aktivitete kreative, kulturore e sportive. Ata, kohë pas kohe, në grupe të ndara, vizitojnë Prekazin e Bacës Shaban, ku nga afër shohin dhe informohen për të kaluarën e shtetit tonë. Njoftohen në detaje rreth luftës për pavarësi e shtetësi të Kosovës, nga mualimet e tyre.
Këtë fundjavë, nxënësit e Mektebit të xhamisë qendrore të fsh. Zhur, patën mundësinë për një vizitë të tillë tepër frytdhënëse. Imami i xhamisë, mualimi Dibran ef. Omaj dhe mualimeja Shkendije Omaj, ishin përcjellësit e tyre gjatë gjithë kohës, u kujdesën që fëmijët të kalojnë momente të paharruara.
Fëmijët në Mekteb, po krijojnë shoqëri të sinqertë e të fuqishme, andaj, sillni e motivoni ata për pjesëmarrje në këtë atmosferë unike.