Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, e vizitoi humanisti dhe biznismeni i njohur prizrenas, i cili jeton e vepron në Gjermani, Urim Hoxhaj.
Ai u mirëprit nga Kryetari i BI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, i cili e falënderoi atë për mbështetjen e parezervë në fushën e ndërtimit dhe renovimin të infrastrukturës fetare në vendin tonë. Në emër të të gjithë nënpunësve fetar e administrativ shprehu mirënjohjet më të sinqerta, njëherit e informoi për arritjet edhe angazhimet e Këshillit tonë në sferën e edukimit dhe mësim-besimit në teren.
Nga ana e tij, Urim Hoxhaj, së bashku me një grup të biznizmenëve turq që jetojnë në Gjermani, u ndanë të kënaqur me punët dhe jetën fetare e multikulturore në Prizren.
Ata po qëndrojnë në vendin tonë, si misafir të KBI-Prizren ku do kryejnë vizita të profileve fetare e biznesore.