Kryetari i Këshillit të BI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë, vizituan punishten e xhamisë Qendrore në Prishtinë, ku u shoqëruan nga Këshilltari për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë, Bünyamim Albayrak.
Kryetari Ibrahimi shprehu mirënjohjen e tij mdaj shtetit vëlla e mik të Turqisë, për kontributin dhe ndihmën e vazhdueshme në ngritjen e infrastrukturës fetare në Kosovë. Jo vetëm me kaq, ai falënderoi Myshavirin edhe për përkrahjen në kuadër të mësim-besimit me fëmijë në Komunën e Prizrenit.
Nga ana e tij, Myshaviri Albayrak, falënderoi mysafirët për vizitën dhe biseduan rreth ngritjes edhe më të lartë të bashkëpunimit ndërinstitucional