Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë vizituan Kryetarin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava.
Kryetari Ibrahimi e falënderoi Myftiun për përkrahjen e vazhduar ndaj KBI-Prizren, gjithashtu e njoftoi dhe informoi për punët, planet e projektet në vazhdim.
Myftiu Tërnava, kërkoi nga ta vazhdimin e sukseseve dhe shërbimit ndaj besimtarëve në Komunen e Prizrenit, përgjegjësinë të cilën na kanë ngarkuar xhemati ynë duhet ta kryejmë me përulësinë më të madhe. Ai dëshrioi intensifikim të punëve dhe bashkrendim të tyre të vazhdueshëm me Kryesinë e BIK-ut.
Njëashtu, delegacioni nga KBI-Prizren, u takuan edhe me Kryeimamin e BIK-ut, Vedat ef. Sahiti, me të cilin biseduan për aktivitetet fetare në teritorin e Prizrenit dhe mundësinë e shtimit të tyre. Kryetari Ibrahimi e falënderoi Kryeimamin Sahiti për vizitat dhe shkëmbimin e përvoja, sidomos kontributin e tij në ligjeratën për nder të muajit të Mevludit të mbajtur në xhaminë Sinan Pasha të Prizrenit