Takimi u mbajt në sallën e konferencave të Hotel Theranda, ku në emër të KBI-Prizren, kryetari Valon ef. Ibrahimi, e hapi takimin duke falënderuar misafirin i cili gjet kohë për të ligjëruar një temë shumë të nevojshme për Imamët. Njëherit çmoi lartë kontributin shkencor dhe akademik të misafirit, i cili jeton dhe vepron prej vitesh në Doha-Katar.
Imamët patën rastin të parashtronin pyetje për nevojat themelore të rastisura në teren dhe më gjërë.
Njëashtu edhe hfz. Hajredin ef. Hoxha, u ndje i kënaqur që ka rastin të mbanë fjalim para prijësve fetar islam të qytetit të tij. Ai çmoi lartë punën dhe angazhimin e tyre, po ashtu kërkoi punë shtesë për të mirën edhe më të madhe të komunitetit tonë.
Takimi përfundoi me një lutje të përbashkët për dobinë e muslimanëve në përgjithësi, kurse për vendin tonë në veçanti. Lutjen dhe moderimin e programin e bëri imami i xhamisë Sinan Katibi, hfz. Osman ef. Bekteshi