Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, dje pati një mysafir të dalluar e shumë të nderuar, ku e nderoi tërë qytetin, jo vetëm institucionin tonë, ai ishte, Prof. Dr. Mehmet Görmez, ish-kryetar i Bashkësisë Islame të Turqisë, tani Drejtor i Institutit për Mendim Islam.
Fillimisht e vizitoi kryetarin e Këshillit, Valon ef. Ibrahimi, ku u prit nga ai dhe bashkpunëtorët e tij, i cili shprehu falënderime nga zemra për nderin dhe ndihmën në shumë projekte në të kaluarën. Gjithashtu e njoftoi edhe për punët e angazhimet që ka Këshilli në fjalë.
Mysafiri u shpreh si në shtëpinë e tij, veçoi mikpritjen e madhe vendase dhe u kënaq me arritshmëritë e Bashkësisë Islame në veçanti.
Me këtë rast, KBI-Prizren, organizoi një tribunë, ku shfrytëzoi nga momenti i vizitës së mysafirit të çmuar, ku kishte shumë pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare. Ai foli për ‘Islamin dhe gjeografinë shpirtërore’. Temë që ishte më se e nevojshme për ditët në të cilat po kalojm si popull.
Takimi dhe vizita ishin tejet vëllazërore e shpirtërore!