Mashallah, 25 nxënës të xhamisë së fsh. Mushnikovë, e mbaruan Mektebin
Dje, më datë 17 gusht 2024 (e shtunë), xhemati i xhamisë së fsh. Mushnikovë, me një program fantastic e organizoi ceremoninë e duasë së Hatmes së Kur’anit, me rastin e mbarimit të Mektebit nga 25 nxënës, prej tyre 10 djem e 15 vajza.
Vërtet, atmosferë ngazëlluese e impozante, teksa i dëgjon nxënësit që e lexojnë Kur’anin aq bukur, dhe recitojnë ajete e hadithe me mesazhe inspiruese për të gjithë, e sidomos për bashkëkohanikët e tyre.
Imami i xhamisë, Nailj ef. Skenderi, me shumë suksese ua mësoi leximin e Kur’anit këtyre nxënësve.
Në fjalën e tij, ai i falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre, e në mënyrë të veçantë prindërit për bashkëpunimin e tyre gjatë kësaj periudhe.
Në emër të KBI-Prizren, të pranishmit i përshëndeti kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj. Pas urimeve e uratave për imamin, prindërit, nxënësit e xhematin, kryeimami Bislimaj tha se këtë Islam gjithmonë e kanë sulmuar armiqtë, edhe sot e sulmojnë, dhe në vazhdim e lexoi ajetin e Kur’anit, ku Allahu thotë:
“Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.” (Es-Saff, .
Me këtë rast, Këshilli i BI-së i pajisi me çertifikatë nxënësit për mbarimin e Mektebit, si dhe i nderoi me nga një dhuratë modeste.
Elhamdulilah, dita e djeshme ka qenë plotë bereqet, dy xhami patën dua të hatmes, xhamia ‘Medina’ dhe xhamia e Mushnikovës.
Duhet thënë se Mushnikova është imazhi më i mirë i mektebit në nivel të Kosovës. Atë që e ka arritur ky fshat, ku po thuajse çdo fëmijë kalon nëpër dyert e mektebit, është po i njëjti objektiv që duhet ta synojmë në çdo xhami, në secilin cep të Kosovës.
Zoti e shpërbleftë imamin Nailj ef. Skenderi për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Shumë urime e shëndet për nxënësit! Inshallah, Kur’ani u bëhet dritë në këtë botë, kurse xhennet në ahiret!
Lista e nxënësve që e mbaruan Mektebin:
1. Sherifa (Fatmir )Veliji
2. Rumejsa (Merhan) Veliji
3. Belmin (Meho) Veliji
4. Xheneta ( Refki ) Rama
5. Sallih (Sadri) Smaili
6. Amra (Adem) Rama
7. Maida (Emir) Rama
8. Azemina (Emir) Rama
9. Zullejha (Nihad) Vellija
10. Mahira (Muhamed) Rama
11. Zumreta (Muhid)Dili
12. Ahmedin (Begjit) Velliji
13. Rehmina (Refkija)Bajrami
14. Medina (Melit) Rama
15. Asija (Kemal) Rama
16. Suhejlla (Vedat) Bajrami
17. Hadis (Resmen) Smaili
18. Zuhret (Ramadan) Bajrami
19. Hamza (Elvis) Rama
20. Aziz (Alija) Rama
21. Salidin (Admir)Rama
22. Shakira (Sheadin) Veliji
23. Sejlla (Fikret)Dilji
24. Menil Vahid Rama
25. Adem ( Raim) Bajrami