Ceremonia e Hatmes, 21 nxënës të xhamisë ‘Medina’, e mbaruan Mektebin
Me rastin e mbarimit të Mektebit nga 21 nxënës, prej tyre 8 djem e 13 vajza, xhemati i xhamisë ‘Medina’ në Prizren, e organizoi ceremoninë e duasë së Hatmes së Kur’anit.
Organizimet e këtilla janë momentet më të mirat që mund t’i përjetojmë, sepse kanë të bëjnë me edukimin dhe arsimimin e brezit të ri.
Nxënësit para të pranishmëve shfaqën Program Festiv, me disa pika kulturo-artisitike, filloi me lexim të Kur’anit, ndërsa mbaroi me duanë e Hatmes.
Imami i xhamisë, Arif ef. Memedaj, me shumë suksese ua mësoi leximin e Kur’anit. Në fjalën e tij, ai i falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre, e në mënyrë të veçantë prindërit për interesimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë kësaj periudhe mbi tri vjeçare. Po ashtu, i falënderoi donatorët që janë kujdesur për funksionimin e mektebit të xhamisë.
Në emër të KBI-Prizren, të pranishmit i përshëndeti kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, i cili, pasi e vlerësoi lartë angazhimin e imamit, si dhe i përgëzoi prindërit për vetëdijen e tyre të lartë në motivimin e fëmijëve, ndër të tjera tha:
“Për ne që jemi prezent, kjo ceremoni është moment solemn, por për imamin kjo shënon përmbylljen e një angazhimi të madh e të gjatë, mbi tri vjet, me lodhje e preokupime. Por, elhamdulilah, në fund kemi një rezultat. Me dukimin e tyre fetar, këta nxënës të edukuar në frymën e Kur’anit, do të jenë yje në shoqëri. Ne dhe prindërit e tyre, tek ata e shohim vetveten dhe të ardhmen tonë.
Në fund, Këshilli i BI-së ua shpërndau çertifikatat e mbarimit të Mektebit, si dhe nga një dhuratë modeste.
Por, dhurata më me vlerë ishte e Flamur Memaj, nga Prizreni, i cili, për hirë të Allahut e në nderim të lexuesve të Kur’anit, të gjithë nxënësve ua dhuroi nga një ‘loptop’, 21 sosh, Zoti ia shpërbleftë me mirësi e shumëfishim.
Zoti e shpërbleftë imamin Arif ef. Memedaj për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Shumë urime e shëndet për nxënësit! Inshallah, Kur’ani u bëhet dritë në këtë botë, kurse xhennet në ahiret!
Lista e nxënësve që e mbaruan Mektebin:
1. Adonisa (Afrim) Berisha
2. Akenaton (Shqipron) Ponik
3. Anuar (Shqipron) Ponik
4. Amela (Servet) Thaqi
5. Albiona (Flurim) Ajgeraj
6. Berat (Nexhmedin) Bytyqi
7. Emir (Hysni) Ajgeraj
8. Esra (Hysni) Ajgeraj
9. Esra (Sabidin) Thaqi
10. Fërdes (Hysni) Kryeziu
11. Hadisa (Ajdin) Thaqi
12. Jora (Afrim) Berisha
13. Jusuf (Nexhmedin) Bytyqi
14. Medina (Nexhmedin) Bytyqi
15. Muadh (Flutrim) Bytyqi
16. Kaltrina (Flurim) Ajgeraj
17. Omer (Nderim) Ajgeraj
18. Reis (Ymridin) Osmani
19. Suela (Hamdi) Berisha
20. Sumeja (Nderim) Ajgeraj
21. Sumeja Bytyqi