Kryetari i Këshillit të BI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë, pritën në takim anëtarin e Kryesisë së xhamisë Ebu Hanife të qytetit Biel, Zvicër, z. Naxhi Ibrahimi.
Kryetari Ibrahimi e falënderoi për vizitën dhe e njoftoi më punët e projektet e KBI-Prizren, njëherit shprehu mirënjohje për mbajtjen e lidhjeve të xhamisë së tyre me Bashkësinë Islame të Kosovës në veçanti.
Zotëri Naxhiu është njëri prej të përndjekurve politik i viteve të 90-ta, për shkak të angazhimit të tij në organizimin logjistik për çështjen kombëtare.
Ai thuri lavdata e fjalë miradie për punët e KBI-Prizren, të cilat janë të shumta e të shpeshta, e të cilat edhe ne Zvicër admirohen.