Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, e vizitoi Koordinatori për Marrëdhënie me Jashtë i Myftinisë Antalya, Republika e Turqisë, z. Nurettin Uğurlu.
Ai u prit nga Kryetari i BI-së së Prizrenit, Valon ef. Ibrahimi, i cili e falënderoi për vizitën dhe përcjelljen e urimeve të Myftiut të qytetit Antalja, për zgjedhjen ne krye të institucionit të KBI-Prizren.
Misafiri u nda i kënaqur me punët, angazhimin dhe arritshmëritë e Bashkësisë Islame të Prizrenit, ku në këtë rast ftoi Kryetarin Ibrahimi për një vizitë zyrtare në Antalja.
Takimi ishte tejet miqësor!