Në bazë të Rregullorës së Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, e në mbështetje të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës, neni 14, pika 3, Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, në mbledhjen e mbajtur më datë 09.07.2024, mori vendim të shpallë këtë
K O N K U R S
Për këto vende të punës:
1. Zyrtar për financa në administratën e KBI-Prizren.
Kandidati i interesuar duhet t’i plotësojë këto kushte:
1. Të ketë kryer Fakultetin Ekonomik, drejtimet: Banka dhe Financa, Kontabilitet (preferohet të ketë të kryer Medresenë e Mesme Alaud-din);
2. T’i përmbahet Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Rregulloreve dhe Vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit të BI-Prizren;
3. Të ketë aftësi komunikuese dhe organizative në punë;
4. Të ketë njohuri të avancuara të paketës së Microsoft Office, duke përfshirë: Word, Excel dhe PowerPoint;
5. Të ketë aftësi për përpunimin e të dhënave dhe përpilimin e raporteve financiare;
6. Të ketë së paku mbi një vit përvojë pune;
7. Të jetë nënshtetas i Republikës së Kosovës.
Kandidati, krahas kërkesës për punësim, duhet bashkëngjitur edhe këto dokumente:
1. Diploma e shkollës së Mesme dhe e Fakultetit (kopje e vërtetuar te noteri);
2. Çertifikata e lindjes (origjinal);
3. Çertifikata shëndetësore (origjinal);
4. Çertifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar (origjinal);
5. Dëshmi për përvojën e punës (origjinal);
6. Deklarata me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet;
7. CV – ja;
8. Kualifikimet dhe dëshmitë për aftësim profesional;
9. Referenca.
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së të Prizrenit.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi mbetet i hapur 10 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.