Program Festiv për Kurban Bajram
Për nder të Kurban Bajramit 2024, në ditën e dytë, më datë 17.06.2024, KBI-Prizren – Departamenti i Gruas, organizoi program festiv me nxënësit e mektebit, që u mbajt në Kej në Shadërvan të Prizrenit, me fillim në ora 18:00.
Në emër të KBI-Prizren, kryeimami dr. Orhan Bislimaj ua uroi festën e Kurban Bajramit të gjithë të pranishmëve, si dhe i përgëzoi prindërit për përkrahjen, kurse nxënësit për vullnetin e tyre të madh në ndjekjen e mësimeve të mektebit.
Përveç imamëve, një falënderim meritor, Kryeimami ia dedikoi mualimeve së bashku me koordinatoren znj. Mërgime Kalanderi, që po vazhdojnë të japin kontribut të madh në edukimin e nxënësve.
Nxënësit e mektebit, grupe-grupe manifestuan recitale, aktivitete kreative, skeçe, etj.
Në fund, u shpërndanë dhuratat e Bajramit për talebet, donacion të besimtarëve, nëpërmjet shoqatës Bereqeti.
Ishte një program mbreslënës!