Me gëzime, lojëra e dhurata, dje më datë 15 qershor 2024, në Ditën e Arafatit e në vigjilje të festës së Bajramit, nxënësit e Mektebit të xhamive të Prizrenit, e kanë shënuar ardhjen e festës së Kurban Bajramit, në mënyrën e tyre.
Gjersa disa kanë organizuar aktivitete kulturore e sportive, në anën tjetër, nxënësit e xhamisë Suzi Zerrini, 11 të tillë, e kanë shënuar solemnisht hyrjen në leximin e Kuranit.
E, nxënësit e xhamisë ‘Dëshmorët dhe Martirët’, e kanë improvizuar me balona flamurin e Palestinës, në solidarizim me bashkëkohanikët e tyre në Palestinë, viktima të terrorit e gjenocidit izraelit.
P.S.
Ndërsa, Programi Festiv, për nder të festës së Kur’an Bajramit, do të mbahet nesër më datë 17 qershor 2024, në Kej të Prizrenit (përballë xhamisë Sinan Pasha), duke filluar nga ora 18:00 h.