Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, priti në takim, në xhaminë Sinan Pasha në Prizren, Ministren e Zhvillimit Social dhe Familje në Shtetin e Katarit, znj. Marjam bint Ali bin Nasser Al-Isnad.
Kryetari Ibrahimi, me këtë rast e njoftoi atë ë lidhje me historikun e xhamisë dhe të jetës fetare në Prizren në veçanti. Njëherit e falënderoi në emër të qytetarëve të Prizrenit për vizitën dhe ndihmën e shtetit të saj drejtuar Kosovës dhe popullit tonë.
Kurse ajo u nda e nderuar me pritjen dhe respektin e treguar, gjithashtu u ndje e habitur me bashkëjetesën shekullore të etnive, religjioneve dhe kulturave të ndryshme.
Në fund, misafirës iu bë dhuratë maketa e xhamisë Sinan Pasha.