Me rastin e zgjedhjes se Kryetarit te ri, sot me date 09.03.2016, Keshillin e Bashkesise Islame te Prizrenit e vizitoi Kryetari i LDK-se dega ne Prizren, Dr. Haxhi Avdyli me bashkepunetoret e tij. Delegacioni i LDK-se e uruan Kryetarin e Keshillit te BI-se Prizren Mr. Besim ef. Berisha, duke i deshiruar suksese ne punen e tij. Po ashtu, i ofruan bashkepunim te parezerve ne te ardhmen. Kryetari i Keshillit te BI-se Prizren e falenderoi Kryetarin e LDK-se dega Prizren, dhe i garantoi bashkepunim per pune te mira ne dobi te qytetareve.