Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë, mbajti mbledhjen e parë të rregullt me Departamentin e Gruas Dega-Prizren.
Gjatë mbledhjes u diskutua mbarëvajtja e mësim-besimit në mekteb dhe mbarëvajtja e ligjëratave për gjininë femërore, për periudhën e deritanishme.
Në fjalimet e tyre, kryetari Valon ef. Ibrahimi, Kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj dhe koordinatorja znj. Mergime Kalenderi, diskutuan rreth dinamikës së këtyre aktiviteteve, vështirësive të terrenit, përmbajtjes së planprogrameve, efekteve, si dhe aspektet që duhet ndryshuar për një punë akoma më të mirë.
Në mbledhje u dakorkua për fillimin e përgatitjeve të organizimit ceremonial për mbarimin e Nivelit të Parë në Mekteb, për vitin mësimorë 2023-2024. Gjithashtu edhe për një shetitje kultorore për të gjithë fëmijët e Mektebit dhe rreth organizimit të Kermesit tanimë tradicional nga Mualimet e Departamentit.
Gjatë takimit, mualimet dikutuan rreth sfidave në punë, po edhe dhanë ide të vyeshme.