Në këtë mbledhje, të udhëhequr nga kryetari i KBI-Prizren, Valon ef. Ibrahimi, administrata e Këshillit të BI-së Prizren i njoftoi muezinët për aktivitetet dhe realizimet gjatë vitit 2023.
Kryeimami, dr. Orhan ef. Bislimaj, kërkoi nga muezinët që të vazhdojnë në thirrjen e ezanit me rregull dhe mirëmbajtjen e pastërisë në xhamitë e Prizrenit. Po ashtu, kërkoi mobilizim akoma më të madh gjatë verës, kur pritet të ketë frekuentim akoma më të madh nga mërgata dhe mysafirë të tjerë.
Muezinët diskutuan edhe për shumë çështje dhe problematika të ndryshme. Pati edhe propozime konkrete për realizim gjatë vitit 2024.
Si gjithmonë, frymë vëllazërore dhe vullnet për punë! Vetëm në qytetin e Prizrenit, janë të punësuar më se 35 muezinë.
Mbledhja u mbajt në sallën e Hotel NAFRON në Prizren.