Në këtë mbledhje, të cilën e kryesoi kryetari i Këshillit Valon ef. Ibrahimi, administrata e Këshillit të BI-së Prizren raportoi para imamëve për aktivitetet dhe realizimet gjatë vitit 2023.
Kryeimami, dr. Orhan ef. Bislimaj raportoi rreth aktiviteteve fetare dhe zhvillimit të jetës fetare gjatë këtij viti. Më shumë u ndal rreth funksionimit të mektebit dhe sfidave ku imamët patën rastin që të diskutojnë hapur rreth përvojave të tyre nga terreni.
Sekretari, dr. Faruk ef. Ukallo, raportoi rreth problematikave me të cilat është përballur sekretaria dhe kërkoi diciplinë më të theksuar në zbatimin e vendimeve dhe shkresave të ndryshme.
Imamët, patën rastin që t’u parashtrojnë pyetje zyrtarëve të sektorëve administrativ, për çfarëdo çështje apo pa qartësi që kanë mundur të kenë, ashtu që kanë marrë përgjigje nga udhëheqësit e sektorëve.
Në një pikë të veçantë të rendit të ditës, imamët diskutuan rreth mektebit. Kryeimami i informoi se përveç planprogramit, tani më të gatshme e kemi edhe ‘Elif-ba’-në e cila është produkt i KBI-Prizren, të punuar nga vet Kryeimami, dr. Orhan ef. Bislimaj.
Po ashtu, imamët diskutuan edhe për shumë çështje dhe problematika të ndryshme, me të cilat përballet bashkësia myslimane në Kosovë.
Pati edhe propozime konkrete për realizim gjatë vitit 2024. Si gjithmonë, frymë vëllazërore dhe vullnet për punë!
Mbledhja u mbajt në sallën e Hotel NAFRON në Prizren.
“Ulematë në tokë janë si yjet në qiell, me të cilët njerëzit udhëzohen në errësirat e tokës dhe të detit…” (hadith).
Zot i Madhërishëm, mos e lë këtë vend pa ulema!