Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, e vizitoi Kryetari i KBI Malishevë, Sead ef. Paqarizi me bashkëpunëtor, të cilët uruan për emërimin e Kryetarit, Valon ef. Ibrahimi.
Kryetari i KBI Malishevë, në emër të institucionit që përfaqëson, shprehu falenderimet dhe mirënjohjet për mikpritjen, iu dëshirojë suksese në angazhimet e tyre miqve nga KBI-Prizren dhe i uroi suksese Kryetarit Ibrahimi.
Ata u mirëpritën nga Kryetari Valon ef. Ibrahimi, një pjesë e administratës dhe disa anëtarë të Këshillit. Kryetari Ibrahimi i falënderoi për vizitën dhe urimet e tyre. I njoftoi për ecurinë e punëve në Këshill, aktivitetet dhe planifikimet për të ardhmen. Gjithashtu u bisedua edhe për bashkëpunim për të mirën e dy komunave dhe qytetarët e besimtarët musliman.
Takimi ishte tejet miqësor e vëllazëror…!