29 nxënës nga Lubinja e Epërme e bënë hatme Kur’anin
Në fundjavë, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit – xhamia e fshatit Lubinjë e Epërme (Gorne Lubinje), komuna e Prizrenit, organizoi ceremoninë solemne me rastin e mbarimit të HATMES, nga vijuesit e rregullt të mektebit të xhamisë.
Në këtë tubim madhështor morën pjesë shumë xhematlinjë e qytetar nga fshati dhe më gjerë. Vërtet, atmosferë e bukur e impozante. Aromë xhenneti!
Imami i xhamisë Fatmir ef. Sezairi, me shumë suksese ua mësoi leximin e Kur’anit 29 nxënësve, prej tyre 16 vajza e 13 djemë. Në fjalën e tij, imami Sezairi, i falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre, e në mënyrë të veçantë prindërit për interesimin dhe bashkëpunimin e tyre.
Në emër të KBI-Prizren, të pranishmit i përshëndeti anëtari i Këshillit të BI-së, Imami i xhamisë Terxhyman Islender, Shqipron ef. Saramati, cili e vlerësoi lartë angazhimin e imamit të fshatit. Ai tha se këta fëmijë janë e ardhmja e shëndoshë e vendit tonë, sepse tashmë janë pajisur me vyrtytet më të larta të moralit.
Ai e falënderoi imamin për këtë angazhim madhor e afatgjatë. Po ashtu, ai i përgëzoi dhe prindërit për vetëdijën e lartë. Nëpërmjet mektebit, prindërit e arrijnë atë kënaqësinë me fëmijtë e tyre, e që ka qenë synim i pejgamberëve.
Ceremonia u mbajt në xhaminë e fshatit, filloi me lexim të Kur’anit, ndërsa mbaroi me duanë e Hatmes.
Në fund, Këshilli i BI-së iu shpërndau nxënësve nga një ‘çertifikatë’ për ndjekjen e mektebit, si dhe nga nëj dhuratë modeste.
Sipas traditës, duaja e Hatmes është një moment feste.
Zoti e shpërbleftë imamin Fatmir ef. Sezairi për këtë kontribut.
Shumë urime e shëndet për nxënësit! Inshallah, Kur’ani u bëhet dritë në këtë botë, kurse xhennet në ahiret!
Më poshtë emrat e fëmijëve të cilët kanë bërë hatme:
1. Azem (Rustem) Hodža
2. Muhamed (Daut) Ibra
3. Dino (Emil) Šabani
4. Selhid (Enver) Hodža
5. Sanil (Adem) Fazlija
6. Almen (Bećo) Šaipi
7. Adem (Sedat) Elezi
8. Asmir (Nusret) Šaipi
9. Kenan (Alija) Fetović
10. Arnel (Arsim) Maksuti
11. Menil (Senad) Hodža
12. Alina (Bersim) Bajrami
13. Melina (Jasmin) Šaipi
14. Alina (Semir) Maksuti
15. Aida (Safet) Maksuti
16. Meliha (Miralem) Šaipi
17. Seniha (Naser) Šaipi
18. Suzana (Adem) Ademi
19. Amra (Ilijaz) Kaplani
20. Amina (Aziz) Šabani
21. Sena (Sead) Maksuti
22. Emina (Zihret) Osmani
23. Medina (Admir) Šaipi
24. Medina (Semir) Ademi
25. Halila (Abdilj) Rama
26. Amra (Ekrim) Meta
27. Samra (Ekrim) Meta
28. Melina (Bersim) Hodža
29. Anesa (Rušan) Hodža – për të dytën hatme.