Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, në vazhdën e takimeve dhe mirënjohjeve për të gjitha bizneset, afaristët e bamirësit, dje, ishin tek fabrika e kabllove elektrike në Prizren, Proton Cable, me pronarë vëllezërit: Fatos, Sami dhe Besim Dida.
Kryeimami i BI-së në Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj, në emër të Kryetarit dhe Këshillit, i dhuroi fletëfalenderim për dhurimin e të gjitha kabllove elektrike për disa xhami që janë ndërtuar vitet e fundit në Prizren.
Pa ndihmën e xhematit, asnjë xhami nuk kishte me u ndërtu apo restauru, u jemi falënderues dhe lutemi te Allahu për bereqet e suksese në punët tuaja.