Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, në ditët e kaluara në takime të ndryshme priti për vizitë urimi, Imamin e xhamisë Mbret, Dardan ef. Gashi me përfaqësuesit e xhematit. Pastaj dy Imamët e Fshatit Romajë të Hasit, Alush Duraku dhe Nuri Duraku.
Një vizitë më kuptimplotë, Kryetari e pati me pasardhësit e haxhi Gani Berisha rahimehullah, një fetar e atdhetar i madh, njëashtu edhe kontribues i madh i fesë në Kosovë e Zvicër, ma konkretisht djalin, haxhi Burimin dhe nipat e tij.
Gjithashtu, për ta takuar dhe uruar Kryetarin, ishin edhe përfaqësues nga Pro Finance Bank dhe udhëhewës të OSCE-Prizren.