Muderrisi i madh, prof. Nexhat ef. Ibrahimi, erdhi për një vizitë uruese për Kryetarin e emëruar, Valon ef. Ibrahimi. E mirëpritëm me shumë respekt e dashuri. Mbi të gjitha, u gëzuam që e takuam pas një kohe të gjatë.
Duhet thënë se, Profesor Nexhati, tani në moshë, pak para pensionimit, prej viteve ’80-ta, pra pas mbarimit të fakultetit, ka qenë punëtor i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, në detyrën e sekretarit deri në vitin 2008, me përjashtim të periudhës së burgut famëkeq shtatë vjeçar (1992-1999).
Për nga meritat, ai, bashkë me Ali ef. Vezaj, prof. Miftar ef. Ajdinin, prof. Reshat ef. Mexhitin, h. Hasan ef. Salihun dhe ish-imamët e tjerë të kohës, do të mbeten, prej atyre burrave, që Kur’ani Kerim, i ka quajtur “Es-sabikunel ev-velune” – të hershmit, që na kanë hapur rrugën me vepra të mëdha…” .
Falë kontributit të këtyre ylemave, gjenerata jonë, frymonë më lirshëm e më mirë.
Zot i Plotëfuqishëm, shpërblej me mirësi, në këtë botë e në ahiret!
Ishte një takim nostalgjik e mbresëlënës…!
Të gjitha reagimet:
116