Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, morri pjesë në shpërndarjen e 230 pakove ushqimore të dhuruara nga Shoqata Bereqeti, Dega-Prizren,për shtresat me nevojë dhe asistencë sociale. Bashkëpunim ky me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale, tash e shumë vite.
Kryetari Ibrahimi, u premtoi zyrtarëve të Drejtorisë Komunale për vazhdim të ndihmës për familjet që janë në listat e tyre.
Gjithashtu, ai falënderoi bamirësit e shumtë të cilët përmes Shoqatës Bereqeti po i kryejnë obligimet e dhurimit prej pasurisë së tyre.