Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi së bashku me përfaqësuesin e Podgurit, Anel ef. Avdija, pritën në takim këshilltarin e Reisit të Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, dr. Mustafa Prlaça dhe gazetarin e Preporodit, Elvedin Subashiç.
Mysafirët gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë si mysafir të Bashkësisë Islame të Kosovës, vizituan edhe Këshillin e Prizrenit, ku uruan për muajin mubarek të Ramazanit dhe shfrytëzuan rastin që në emër të Reisit te Bosnjes, dr. Husein ef. Kavazoviç, të urojnë emërimin e Kryetarit Ibrahimi dhe i dëshiruan shëndet e suksese në punë.
Nga ana e tij, Kryetari Ibrahimi i falënderoi ata dhe në emër të të gjithë kolegëve ju dëshiroi qëndrim të mirë në Kosovë, gjithashtu shprehu kënaqësinë e takimit mu në muajin Ramazan. Kryetari Ibrahimi, i informoi mysafirët për bashkëjetesën e shkëlqyer të etnive fetare e kombëtare në Prizren, ku tregoi që asnjë rast të vetëm nuk ka për ndonje mosmarrveshje apo të natyrave të ndryshme.
Takimi ishte tejet i frytshëm dhe vëllazëror!