Në kuadër të vizitave nga Ekipi i Ramazanit të Kryesisë së BIRK-ut, dje, për namaz të xhumasë, në Prizren qëndruan, prof. Jakup ef. Çunaku, prof. Muharrem ef. Tërnava, prof. Kujtim ef. Jashanica dhe prof. Muhamed ef. Stublla.
Ata fillimisht u pritën nga Kryetari i Këshillit, Valon ef. Ibrahimi dhe Kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, të cilët në emër të xhematit të Prizrenit falënderuan mysafirët e nderuar dhe shprehën kënaqësitë rreth këtyre vizitave dhe freskinë që sjellin në teren.
Nga ana e tyre, në emër të ekipës, prof. Jakup ef. Çunaku, shprehu falënderimet për mikpritjen e xhematit dhe imamëve, gjithashtu uroi edhe për emërimin e Kryetarit Ibrahimi, ku i dëshiroi suksese dhe punë të mbarë.
1. Prof. Jakup ef. Çunaku i priu xhematit të xhamisë Emin Pasha,
2. Prof. Muharrem ef. Tërnava atij të xhamisë Antalia,
3. Prof. Kujtim ef. Jashanica ishte në xhaminë Sejdi Beu, dhe
4. Prof. Muhamed ef. Stublla në Sinan Katibi.