Sot, me datë 29 mars 2024, Kryetari i Këshillit, Valon ef. Ibrahimi, bëri pranimin e një donacioni shumë të nevojshëm dhe vlefshëm për KBI-Prizren.
Bashkatdhetari z. Alban Latif Rrahmanaj, e bëri donacion një kombi bus për nevojat e Këshillit të Prizrenit, ai ishte i shoqëruar nga anëtari i Këshillit të xhamisë së fshatit Kobajë, z. Sabir Rrahmanaj dhe Visar Fanaj, ku njëherit falënderojmë kompaninë FANAJ e cila transportoi pa pagesë nga Zvicrra në Kosovë këtë makinë.
Kryetari Ibrahimi falënderoi donatorin dhe luti Allahun që tia shtoj bereqetin dhe sukseset në punë. Ai tha se ky dhurim në këto ditë Ramazani është shumë me vlerë, ngase kërkohet nga ne mirëmabjtja dhe mbikqyrja e institucionit fetar, i cili siguron e garanton jetën fetare në vend.
Allahu e shpërbleftë donatorin, ia shtoftë të mirat në këtë dhe botën tjetër.