Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, morri pjesë në Iftarin Tradicional të Shoqatës ESNAF, për nder të 30 vjetorit të themelimit të saj.
Vlenë të theksohet se Shoqata ESNAF, për nder të 30 vjetorit, po shtron çdo ditë iftar tek ‘Gjashtë Çeshmet’, përballë Lidhjes së Prizrenit, për persona dhe familje me ndjeshmëri.
Kryetari Ibrahimi, në fjalimin e tij, falënderoi Kryetarin z. Varis Xhejlani dhe të gjithë anëtarët e shoqatës ESNAF, për kontributin e tyre të çmuar për qytetin tonë.