Në netët që lam pas, Kryetarin e Këshillit, për ta uruar në zgjedhjen e tij, e vizituan shokët e studimeve.
Në një organizim madhështor nga Diyaneti i Turqisë, në Prizren, u takuan të gjithë të diplomuarit në Republikën e Turqisë nga Falultetet Teologjike.
Në këtë rast, ata vizituan edhe Kryetarin e KBI-Prizren, Valon ef. Ibrahimi dhe shfrytëzuan momentin për ta uruar emërimin e tij në krye të këtij institucioni.
Kryetari Ibrahimi, i falënderoi nga zemra për prezencën e tyre dhe urimet e sinqerta, gjithashtu nuk mund ti fshehi emocionet e atyre çasteve, që përmes bisedava miqësore u kthye në të kaluarën e largët të studimeve në Turqi.