Me rastin e mbarimit të restaurimit të përgjithshëm të xhamisë dhe fillimin e Ramazanit, dje më datë 12 mars 2024, xhamia “Mahmud Pasha” në Prizren, organizoi program fetar dhe iftar të përbashkët.
Nxënësit e Mektebit, me lexim të Kur’anit, këndim të ilahive e recitale e madhështuan krejt organizimin.
Kryeimami, dr. Orhan Bislimaj, i falënderoi me mirënjohje imamin Zaim ef. Qafleshi dhe mualimen Muala Qafleshi për kontributin e madh dhe të vazhdueshëm në edukimin e nxënësve në Mekteb.
Në sofrën e iftarit, kryetari i KBI-Prizren, Valon ef. Ibrahimi, e falënderoi këshillin e xhamisë për organizimin e punimeve. Ai bëri dua e lutje tek Allahu i Madhërishëm që të gjithë donatorët që kanë kontribuar, Allahu t’ua shumëfishojë pasurinë dhe t’i shpërblejë me mirësitë e dynjasë dhe ahiretit.